Hermes Pharma Group
Hermes Pharma Group është kompani e themeluar në Kosovë e cila ofron produkte shëndetësore dhe estetike.
Përmes partnerëve tanë me renome globale, ne mundësojmë zgjidhjet më inovative dhe produktet më të avancuara të tregut ndërkombëtar.
08/07/2026
Kur bëhet fjalë për cilësi, inovacion dhe besueshmëri, zgjedhja e produkteve bën diferencën.
Në Hermes Pharma Group sjellim disa nga brendet më të njohura amerikane për profesionistët e shëndetësisë dhe mjekësisë estetike:
🇺🇸 NewGel+ – Menaxhim profesional i cikatriceve.
🇺🇸 NeoV Laser – Teknologji e avancuar për trajtime precize.
🇺🇸 Spatz3 – Zgjidhje inovative për menaxhimin e peshës.
🇺🇸 Mentor Breast Implants – Implante të gjirit të besuara nga kirurgë në mbarë botën.
Ne bashkëpunojmë me brende që vendosin standarde të larta në industrinë mjekësore, për t’ju ofruar zgjidhje të sigurta dhe të mbështetura në inovacion.
📩 Kontaktoni ekipin tonë për më shumë informacion mbi produktet dhe mundësitë e bashkëpunimit.
03/07/2026
Në mjekësinë estetike, çdo produkt duhet të ketë një origjinë të qartë dhe të verifikueshme.
Kur e dini rrugëtimin e produktit nga prodhuesi, te distributori i autorizuar, e deri në klinikën tuaj ju siguroni:
✔️ Autenticitetin e produktit.
✔️ Ruajtje dhe transport sipas standardeve.
✔️ Më shumë siguri për pacientët.
✔️ Besim në çdo trajtim.
Në Hermes Pharma Group, ne sjellim produkte nga prodhues të njohur ndërkombëtarisht, duke garantuar transparencë dhe gjurmueshmëri në çdo hap të zinxhirit të furnizimit.
Besimi fillon me një origjinë të verifikuar. 🩺
30/06/2026
Një qasje e avancuar në biostimulim.
Ellure kombinon Poly-L-Lactic Acid (PLLA) dhe Acidin Hialuronik (HA) në një formulim të krijuar për të mbështetur rigjenerimin gradual të lëkurës dhe stimulimin e prodhimit natyral të kolagjenit.
Ky kombinim inovativ ofron një qasje moderne për profesionistët e mjekësisë estetike që synojnë rezultate natyrale dhe afatgjata për pacientët e tyre.
📍Për më shumë informacione rreth Ellure dhe mundësive të integrimit në praktikën tuaj klinike, kontaktoni ekipin e Hermes Pharma Group.
27/06/2026
Rezultatet e një procedure estetike nuk varen vetëm nga trajtimi ato mbështeten edhe nga kujdesi i duhur në fazën e rikuperimit.
Produktet medical-grade të Juliette Armand, si linja AMESON PDRN, janë zhvilluar për të mbështetur lëkurën pas procedurave estetike, duke:
✔️ Ndihmuar procesin natyral të rigjenerimit të lëkurës
✔️ Ruajtur hidratimin dhe rehatinë e saj
✔️ Mbështetur barrierën mbrojtëse të lëkurës
✔️ Kontribuar në optimizimin dhe ruajtjen e rezultateve të trajtimit
Një protokoll profesional i kujdesit pas procedurës është një hap i rëndësishëm për rikuperim më të shpejtë dhe rezultate më të qëndrueshme.
📍 Hermes Pharma Group sjell zgjidhje profesionale nga Juliette Armand, të besuara nga profesionistët e mjekësisë estetike.
25/06/2026
✨ Për lëkurë që shkëlqen natyrshëm.
Bukuria e vërtetë fillon me lëkurë të shëndetshme, të hidratuar dhe të balancuar. Amalian kombinon teknologjinë gjermane me formulime të avancuara të acidit hialuronik për rezultate natyrale dhe harmonike. 🇩🇪
Pse Amalian është zgjedhja e duhur për ju?
🔹 Efekt natyral dhe i balancuar – Restaurim i linjave të fytyrës pa efektin e "mbushjes" së tepruar. ☁️
🔹 Konturim i saktë – Përkufizim perfekt i mollëzave, nofullës dhe linjave. 📐
🔹 Mbështetje dhe strukturë – Efekt lifting i lehtë dhe afatgjatë. 🆙
🔹 Cilësi gjermane – Siguri, integrim perfekt me indet dhe qëndrueshmëri e lartë. ✅
Për profesionistët që kërkojnë standarde të larta në mjekësinë estetike. 🩺
19/06/2026
Hermes Summer Club: Përgatituni për një sezon të suksesshëm ☀️
Hermes Pharma Group ju fton të bëheni pjesë e Hermes Summer Club. Këtë sezon, ne kemi krijuar një skemë speciale për të gjithë profesionistët që zgjedhin cilësinë maksimale për pacientët e tyre përmes brendeve Jalupro, Amalian dhe Ellure.
Për të thjeshtuar furnizimin tuaj veror, kemi aplikuar një strukturë të qartë zbritjesh për porositë tuaja:
🔹 Përfito zbritje progresive:
3 Pako = 5% zbritje
5 Pako = 10% zbritje
10 Pako = 20% zbritje
🎁 Dhurata Ekskluzive: Përveç zbritjeve, çdo anëtar i Hermes Summer Club do të përfitojë dhurata shtesë të dedikuara, të vlefshme vetëm për këtë sezon veror.
⚠️ Kjo ofertë është e vlefshme vetëm deri më 15 Korrik.
📩 Si të përfitoni? Na shkruani në DM ose kontaktoni përfaqësuesin tuaj të sh*tjeve për të konfirmuar porosinë tuaj dhe për të marrë dhuratat tuaja ekskluzive.
17/06/2026
Diçka freskuese po vjen... 🌊
Këtë sezon, Hermes Pharma Group po sjell diçka ekskluzive për partnerët tanë. Bëhuni gati për Hermes Summer Club – ofertat më të favorshme për klinikën tuaj po vijnë së shpejti! ⏳
Qëndroni të informuar.
12/06/2026
🩺 Kur bëhet fjalë për produkte mjekësore, besueshmëria nuk matet vetëm nga emri i brendit.
Një produkt i besueshëm ndërtohet mbi:
✅ Evidencë shkencore dhe studime klinike
✅ Standarde të larta të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë
✅ Certifikime dhe përputhshmëri me rregulloret ndërkombëtare
✅ Siguri dhe rezultate të provuara në praktikën klinike
✅ Mbështetje profesionale dhe edukim të vazhdueshëm për përdoruesit
Në Hermes Pharma Group, ne bashkëpunojmë vetëm me prodhues dhe marka që përmbushin standardet më të larta të industrisë, duke sjellë zgjidhje të sigurta dhe të besueshme për profesionistët e kujdesit shëndetësor.
10/06/2026
💡 Ndriçim që mbështet çdo vendim klinik.
Në sallën operative, vizibiliteti i qartë është thelbësor për sigurinë, saktësinë dhe efikasitetin e çdo procedure. Etkin Lights ofron ndriçim kirurgjikal me performancë të lartë, duke siguruar uniformitet, besueshmëri dhe kontroll optimal gjatë ndërhyrjeve.
✔️ Intensitet i lartë i dritës
✔️ Vizibilitet i qartë i fushës operative
✔️ Teknologji moderne LED
✔️ Dizajnuar për standardet më të larta klinike
Sepse rezultatet e mira fillojnë me kushtet e duhura të punës.
08/06/2026
🧬 Mjekësia estetike ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm gjatë viteve. Nga trajtimet që fokusoheshin vetëm në korrigjimin e shenjave të plakjes, sot industria po orientohet drejt qasjeve më të avancuara që stimulojnë rigjenerimin natyral të indeve dhe ruajnë harmoninë e fytyrës.
Sot, fokusi nuk është më vetëm tek rezultati i menjëhershëm, por tek cilësia e lëkurës, stimulimi i kolagjenit, rigjenerimi qelizor dhe rezultate afatgjata që respektojnë anatominë natyrale të pacientit.
✨ Teknologjitë moderne, biostimuluesit, thread lifting dhe protokollet e personalizuara po formësojnë të ardhmen e estetikës mjekësore.
Në Hermes Pharma Group, jemi të përkushtuar të sjellim inovacionet më të fundit dhe edukimin profesional për të mbështetur mjekët në ofrimin e trajtimeve moderne dhe të sigurta.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Address
Pristina
10000
