Orient Shop Ks

Orient Shop Ks

Share

Orient Shop Ks është dyqan që kryesisht shet dhe promovon libra islame e produkte bio.

28/02/2026

Elhamdulilah, libri “Ta njohim Allahun”, në 7 vëllime, nga hoxha Enis Rama, sapo është botuar. Nga java e ardhshme mund ta blini fizikisht në dyqanin “Endelus” ose ta porosisni me postë.

Ky libër vlerësohet ndër librat më të mirë në gjuhën shqipe sa i përket temës së Emrave të Bukur dhe Cilësive të Përkryera të Allahut të Lartësuar.
Në këtë vepër mësojmë se kush është Zoti që ne e adhurojmë dhe jepen këshilla se si çdo moment i jetës duhet të ndërtohet mbi normat islame. Njohja e Allahut ndikon që robit t’i shtohet dashuria dhe madhërimi në zemrën e tij, duke bërë që, rrjedhimisht, gjymtyrët t’i nënshtrohen më lehtë. Këtë shtjellim mahnitës e ka përgatitur me shumë delikatesë hoxha i njohur, Enis Rama.

18/12/2025

Jeta e Hasen ibn Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), demonstron prioritetin e lartë që duhet t'i kushtohet unitetit të Umetit. Përmes biografisë së tij, nga pena e çmuar e Dr. Ali Muhamed Sallabi, në 328 faqe nxjerrim mësime të rëndësishme për liderët e të gjitha niveleve. Nganjëherë është e domosdoshme të lëshojmë pe dhe të heqim dorë nga pushteti për të mirën e Umetit.

17/12/2025

Dr. Ali Muhamed Sallabi në 608 faqe tregon detaje nga historia e Perandorisë Osmane. Ai cek se historianët thonë: “Perandoria Osmane ishte shteti më i madh dhe më i qëndrueshëm, që kanë ngritur turqit. Në të njëjtën kohë ajo ishte nga perandoritë më të mëdha në shekujt kur bota udhëhiqej me ligjet islame. Qendra e saj ishte Azia e vogël, që ndodhej në skajin veri perëndimor të botës islame të asaj kohe. Pastaj u zgjerua në të tre kontinente, në Azi, Evropë e Afrikë."
Kjo perandori, la gjurmë të rënda në historinë e botës në përgjithësi dhe në historinë islam në veçanti.
Lind pyetja. Si arritën turqit osmanë të ndërtojnë diçka të tillë?
Kush janë dhe nga erdhën?
Shumë pyetje na vijnë ndërmend kur i kujtojmë dhe flasim për osmalinjtë, sidomos në historinë tonë shqiptare ndaj të cilës është shpifur shumë dhe është manipuluar së tepërmi. Dhe na del për detyrë që përpara se të flasim për shtetin e tyre, luftërat që bënë, ndikimin që patën në historinë botërore dhe atë evropiane në veçanti, ta lexojmë dhe ta shfletojmë këtë libër.
Padrejtësia më e madhe që i ka bërë historia kësaj perandorie është se quajnë atë Perandoria Osmane dhe jo kalifati Osman. Kjo sepse historia e saj u shkrua dhe u përhap nga armiqtë e saj nga evropianët.

Photos from Orient Shop Ks's post 08/12/2025

📖“Leximi i librave fetarë është një udhëtim që i jep dritë mendjes dhe qetësi zemrës. Nëpërmjet tyre kuptojmë qëllimin kryesor të ardhjes sonë në këtë botë — adhurimin e Allahut. Po ashtu, përmes leximit të librave të mirëfilltë islamë kuptojmë edhe forcën e imanit, pasuron karakterin dhe e lidh njeriun me vlerat islame që e bëjnë jetën më të plotë.”🖋

07/12/2025

📖Titulli: Njeriu që duhet dashur Muhamedi ﷺ;
✒️Autori: Ebu Bekër el Xhezairi;

Në këtë libër voluminoz me plot 704 faqe, përshkruhen detaje dhe ngjarje nga jeta e Pejgamberit ﷺ. Fillohet libri me periudhën paraislame, pastaj tregohet për prejardhjen fisnike, për lindjen, fëmijërinë, martesën, ardhjen e pejgamberisë etj. Tregohet raste të çuditshme dhe ngjarje të ndryshe po ashtu mësime për ta dashur atë e ndjekur traditën profetike (lexo: sunnetin).

06/12/2025

📖Titulli: Komentar i 40 haditheve të Neveviut;
✒️Autori: Ibn Rexheb el Hanbeli;
📑Faqe: 280

Hadithet që mblodhi imam Neveviu janë dyzet e dy hadithe, por ai i quajti dyzet, për të përmendur numrin më të madh dhe në formë përmbledhëse. Ky libër, ka hasur një pranim të pazakontë tek njerëzit. Këto hadithe patën nje popullaritet të madh dhe njerëzit tregonin kujdes të madh për to. Mund të them se libri i parë që të vjen nëpër mend e që i udhëzon fillestarët në kërkimin e hadithit, janë këto dyzet hadithe të Neveviut. Këtyre haditheve Ibn Rexheb el Hanbeli, u shtoi edhe tetë hadithe, të cilat konsiderohen prej fjalëve përmbledhëse të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Në këtë mënyrë, plotësoi numrin pesëdhjetë të haditheve. Ato i komentoi në një libër që e titulloi: “Xhamiul ulumi uel hikem fi sherhi hamsine hadithen min xheuamiul kelim.”

05/12/2025

📖 🖊 🖋"Rruga e dy hixhreteve dhe porta e dy lumturive" nga Ibn Kajim el-Xheuzije

Një nga veprat më të thella dhe të dashura të trashëgimisë islame - një udhërrëfyes për rrugëtimin e zemrës drejt Allahut dhe për lumturinë e përhershme në dynja dhe ahiret.

"Dy hixhretet" - largimi nga padituria dhe gjynahu drejt dijes dhe bindjes.
"Dy portat e lumturisë" - pendimi dhe adhurimi i sinqertë që të çojnë drejt lumturisë së kësaj bote dhe shpëtimit në botën tjetër.

Disa nga temat që trajtohen:
- pozita e teuhidit në udhëzimin shpirtëror
- fazat e udhëtimit të zemrës nga e kota drejt së vërtetës
- dallimi mes dashurisë së sinqertë për Allahun dhe pasioneve që robërojnë
- roli i durimit, faljes dhe dorëzimit ndaj caktimit hyjnor
- ndikimi i dijes dhe kujtimit të Allahut në stabilitetin shpirtëror, etj.

Photos from Orient Shop Ks's post 03/12/2025

“Leximi i librave fetarë është një udhëtim që i jep dritë mendjes dhe qetësi zemrës. Nëpërmjet tyre kuptojmë qëllimin kryesor të ardhjes sonë në këtë botë — adhurimin e Allahut. Po ashtu, përmes leximit të librave të mirëfilltë islamë kuptojmë edhe forcën e imanit, që pasuron karakterin dhe e lidh njeriun me vlerat që e bëjnë jetën më të plotë.”

Photos from Orient Shop Ks's post 25/11/2025

Leximi i librave fetarë, përveçse është ushqim për shpirtin dhe dritë për mendjen e zemrën, sjell edhe shumë përfitime të tjera të thella, praktike dhe shpirtërore. Sjell qetësi dhe stabilitet emocional. I qetëson mendimet e trazuara dhe krijon paqe të brendshme. Ndikon në rritje të karakterit dhe moralit. Ai forcon virtytet si durimi, falja, mirësia, përulësia dhe përgjegjësia.

Photos from Orient Shop Ks's post 16/11/2025

Leximi i librave fetarë është një dritë që i hap zemrës rrugën drejt qetësisë, një hap drejt urtësisë dhe një hap drejt forcimit të imanit. Librat islamë nuk janë thjesht fjalë, por ato janë udhëzues që të mësojnë si të jetosh më mirë dhe si ta njohësh më thellë Zotin tënd.

Kush lexon libra islamë, ushqen zemrën me dituri të pastër dhe të sigurtë ngase dituria të rrit, të pastron mendjen, të forcon karakterin dhe të afron me Krijuesin.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address

Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:00 - 22:00
Tuesday 07:00 - 22:00
Wednesday 07:00 - 22:00
Thursday 07:00 - 22:00
Friday 07:00 - 22:00
Saturday 07:00 - 22:00
Sunday 07:00 - 22:00