Novus Aesthetic Clinic
Where Skin meets Perfection!
Zona infraorbitale është një nga pjesët më delikate të fytyrës dhe shpesh shfaq shenja lodhjeje, errësim apo boshllëk në volum. Ky trajtim konsiston në rikthimin e volumit dhe hidratimit në këtë zonë, duke përmirësuar dukshëm pamjen e rrathëve të errët dhe duke zbutur kalimin midis qepallës së poshtme dhe faqes. Rezultati është një pamje më e çlodhur, më e ndriçuar dhe më rinore. Aplikimi realizohet me teknikë precize për të garantuar siguri dhe rezultat natyral.
Vijat nazolabiale janë linjat që shtrihen nga anët e hundës drejt këndeve të buzëve dhe bëhen më të theksuara me kalimin e kohës për shkak të humbjes së volumit dhe elasticitetit të lëkurës. Trajtimi konsiston në rimbushjen dhe zbutjen e këtyre vijave, duke rikthyer harmoninë e kontureve të fytyrës. Përmes kësaj metode arrihet një efekt lifting i lehtë dhe një pamje më e freskët dhe më e re, pa ndërhyrje kirurgjikale. Procedura është e personalizuar sipas strukturës së fytyrës dhe nevojave individuale.
Trajtimi EM Shape është një metodë jo-invazive për tonifikimin dhe forcimin e muskujve si barku dhe vithet, duke stimuluar kontraksione të thella që nuk arrihen me palestër. Ai ndihmon gjithashtu në reduktimin e yndyrës lokale dhe përmirësimin e konturit të trupit, me rezultate të dukshme pas disa seancave.
Reduktimi i linjave dinamike të fytyrës arrihet përmes relaksimit të kontrolluar të muskujve mimikë, duke zbutur rrudhat në zona si balli, hapësira ndërmjet vetullave dhe këndet e syve.
Trajtimi ndihmon në parandalimin e thellimit të mëtejshëm të vijave dhe përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës, duke ruajtur shprehjen natyrale të fytyrës.
Procedura është minimale invazive, e shpejtë dhe e personalizuar sipas anatomisë së pacientes, me rezultate graduale dhe efekt të pastër estetik.
Ky komponent natyral i pranishëm në matricën ekstracelulare të lëkurës luan një rol thelbësor në ruajtjen e hidratimit, elasticitetit dhe volumit të indeve.
Me kalimin e moshës, përqendrimi i tij në lëkurë reduktohet gradualisht, duke çuar në humbje të volumit, dehidratim dhe formim të rrudhave.
Në mjekësinë estetike, përdoret në formë injektabile për të:
• rikthyer volumin e humbur
• zbutur rrudhat dhe linjat
• përmirësuar hidratimin e thellë të indeve
• konturuar dhe harmonizuar tiparet e fytyrës
Vepron duke tërhequr dhe mbajtur molekulat e ujit në inde, duke dhënë një efekt mbushës dhe hidratues në të njëjtën kohë.
Hydrafacial është një trajtim inovativ që kombinon pastrimin e thellë, eksfolimin, ekstraktimin e papastërtive dhe hidratimin intensiv të lëkurës në një procedurë të vetme.
Falë teknologjisë së avancuar me vakum dhe serumeve aktive, trajtimi largon qelizat e vdekura, pastron poret nga sebumi dhe papastërtitë, ndërkohë që furnizon lëkurën me antioksidantë, peptide dhe acid hialuronik.
Rezultati është një lëkurë më e pastër, më e hidratuar dhe me shkëlqim natyral që në seancën e parë.
✔️ Pastrim i thellë i poreve
✔️ Hidratim intensiv
✔️ Përmirësim i teksturës së lëkurës
✔️ I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës
Mezoterapia e flokëve – riktheni dendësinë, shkëlqimin dhe jetën e flokëve tuaj!
Ky trajtim targeton direkt rrënjën e flokut me vitamina, peptide dhe elementë ushqyes që:
Ndalojnë rënien e flokëve
Stimulojnë rritjen e re
Forcojnë rrënjët dhe trashin fijet
Përmirësojnë shkëlqimin dhe volumin
Rezultatet flasin vetë: flokë më të fortë, më të plotë dhe më të shëndetshëm.
Një investim i vogël për një ndryshim të madh në pamjen tuaj.
Zona e qafës dhe dekoltes është një nga më delikatet—hiqen të parat që tregojnë shenja lodhjeje, rrudha horizontale dhe humbje elasticiteti.
Ky trajtim i specializuar:
✔️ Zbut rrudhat e qafës
✔️ Forcon dhe tonifikon lëkurën
✔️ Përmirëson strukturën & uniformitetin
✔️ Rikthen shkëlqimin natyral të dekoltes
Rezultate të dukshme, lëkurë më e lëmuar dhe një pamje e freskuar që vjen natyrshëm.
Një investim i vogël për një ndryshim të madh. ✨💫
Zonat rreth syve janë më të ndjeshmet dhe të parat që tregojnë lodhje. Mezoterapia rikthen dritën dhe vitalitetin me mikroinjeksione të përbërjeve ushqyese që:
✔️ Reduktojnë rrathët e zinj
✔️ Forcojnë lëkurën e hollë
✔️ Shtojnë hidratim të thellë
✔️ Zgjasin efektin e make-up dhe pamjen e freskët
Rezultat i dukshëm, i lehtë dhe natyral — si të zgjohesh e pushuar çdo ditë. ✨💧
Tërheqje e fytyrës me tox – efekti lifting pa kirurgji
Kjo teknikë moderne ndihmon në relaksimin e muskujve që e tërheqin fytyrën poshtë, duke krijuar një kontur më të ngritur, më të butë dhe më të harmonizuar.
Lifting i lehtë dhe natyral
Kontur më i definuar i nofullës dhe qafës
Fresh look pa humbur mimin e fytyrës
Procedurë e shpejtë, rezultat fin e elegant
Riktheje freskinë dhe linjat e fytyrës me një trajtim të sigurt dhe super efektiv.
📍 Në klinikën tonë – bukuri me standard profesional.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Address
Rruga Robert Shvarc 6
Tirana
1020
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 20:00 |
| Tuesday | 09:00 - 20:00 |
| Wednesday | 09:00 - 20:00 |
| Thursday | 09:00 - 20:00 |
| Friday | 09:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |
