Dermokozmetologjia

Dermokozmetologjia

Share

Skin'Or Medical Aesthetic
[ skin science soul]

04/10/2024

Kanceri i gjirit është tumori më i shpeshtë, i cili
përfaqëson reth 30% të krejt tumoreve që prekin femrat.
Sipas statistikave, një grua në tetë preket nga kjo sëmundje, shpesh me pasoja fatale për jetën.
Gjatë moshës 20 vjeçare mjekët këshillojnë kontrollin e vazhdueshëm të gjinjve përmes autopalpimit - prekje të buta me presion të lehtë përreth gjirit.
Gjatë moshës 30 vjeçare, këshillohet të kryhet një vizitë e gjinjve tek mjeku specialist, ku marrja e nji anamneze të detajuar prej mjekut do të jetë në funksion të parandalimit.
Gjatë të 40-ave dhe të 50-ave, sidomos ato gra që kanë në trashëgiminë e tyre familjare histori tumoresh, duhet doemos të kryejnë, të paktën një herë në vit ekografi të
gjirit dhe mamografi.

MOS LINI ASGJË NË DORË TË FATIT!
SECILA PREJ NESH MUND TA SHKRUAJË VETË HISTORINË E JETËS SË SAJ. 🤍

05/09/2024

Rezervo vendin tënd pranë AKADEMISË SKIN'OR për vitin e ri akademik 2024-2025.

Studio në Akademinë Skin'Or dhe çertifikohu për një karrierë të shkëlqyer në profilin "Estetikë & Kozmetologji" dhe "Estetike e Avancuar & Nutricion".

📱Kontakt: +355 682022808
____________

Dy fjalë mbi Akademinë Skin'Or...

Akademia Skin'Or frymëzohet prej pasionit dhe përkushtimin për të përqafuar dermo-estetikën si profesion.
Përmes programeve të pasura e gjithëpërfshirëse në formimin e figurës së estetistit, ne shenjojmë të bukurën, për ta bërë atë pjesë të së përditshmes, për ta krijuar atë, edhe aty ku të tjerë e kanë të vështirë ta veçojnë.
Programet "Estetikë & Kozmetologji" dhe "Estetike e Avancuar & Nutricion" shpalosen si një ndërthurje e njohurive përmes lëndëve e moduleve të larmishme, të cilat na ndihmojnë të zbulojmë të gjitha sekretet, studimet dhe teknikat më të reja për përkujdesin ndaj lëkurës dhe problematikat e ndryshme që ajo shfaq.
Ne besojmë se, çka konsiderohet e bukur shpaloset si një vlerë thelbësor organizimi, një bashkërenditje harmonike, ku larmia e formave, ngjyrave, perceptimeve e ndjesive galvanizohen në gjithëpërfshirjen mendore, emocionale e fizike. Pra, duke e konceptuar bukurinë si një cilësi, e cila, nuk i përket vetëm pamjes së jashtme, nuk mund të vendosim kufij mes saj, mirëqënies fizike e asaj mendore. Si qënie njerëzore, por edhe si profesionistë duhet të kuptojmë se vetëm përmes ekuilibrit të shpirtit, mendjes dhe trupit do të mund të udhëtojmë drejt një bukurie estetike të jashtme.
Të punosh në “Universin e së Bukurës” është kënaqësi, por, edhe një sfidë! Rrugëtimi është dhe duhet të jetë një maratonë e pandalur, me të cilën duhet të përballet çdo profesionist, për të lartësuar të bukurën përmes dijeve të
vazhdueshme e të pareshtura. Pra, jemi ne, profesionistët e së ardhmes, të cilët, me
shqisat tona duhet ta kompozojmë larmishëm bukurinë, si një vlerë të padiskutueshme shpirtërore, mendore dhe fizike. Kjo përqasje e thellë njerëzore dhe profesionale është thelbësore për t’u njehsuar me “Universin e së Bukurës”, i cili, sikurse shumë profesione të tjera, po përjeton një epokë të thellë transformimi.
Edukimi arsimor, i fituar në institucione të mirëfillta, dhe edukimi në vazhdimësi
janë thelbësorë për formimin akademik dhe ardhmërinë e këtij profesioni.
Vetëm përmes kësaj njohjeje të thellë, ne do të mund të projektohemi përkundrejt një bukurie, e cila, nuk i përket vetëm pamjes së jashtme, por brendisë sonë. Një bukuri, ku qëndrojnë të ndërthurura në harmoni të plotë elementët e një individualiteti unik.

Për të gjithë ata që ende besojnë tek e bukura!

Aesth. Med. Iva Vaso

29/04/2024

SKINFILL BACIO nuk është Filler❗️

SKINFILL BACIO është "lip booster-i" i vetëm në treg. Inovavioni i sinergjisë midis
Vitamines B12 dhe Acidit Hialuronik Linear (të pakryqëzuar).

Përse duhet të përdorni SKINFILL BACIO?

▪︎Për konturimin e buzëve.
▪︎Për hidratimin e thellë të tyre.
▪︎Bioristrukturimin e matriksit dermal të buzëve.
▪︎Për të rifituar ngjyrën natyrale të buzëve.
▪︎Mirëmban dhe siguron në mënyrë natyrale implantet e acidit hialuronik të kryqëzuar në buzët tuaja, duke zgjatur ndjeshëm intervalet nga një seancë "lip filler" në tjetrën.
▪︎Një trajtim paraprak, i cili ju lejon të kuptoni se si do të duken buzët tuaja nëse vendosni t'i volumizoni me filler.

Të gjitha këto benefite në një produkt të vetëm.

SKINFILL BACIO është pari "lip booster", i formuluar me shumë kujdes nga departamenti i "Research & Development" në "PromoItalia".

Dustributor zyrtar 🌱
CFO Pharma
CFO Pharma Kosovë
Skin'Or Medical Aesthetic
[skin science soul]
Aty ku bukuria takon artin.

Aesth.Med. Iva Vaso
📞 0682022808

03/03/2024

SKIN'OR MEDICAL AESTHETIC

DHURON 20% ZBRITJE
për të gjitha shërbimet.

Zbritja do të jetë e vlefshme deri më datë 15 MARS 🤍

Me respekt,
Aesth. Med. Iva Vaso
___________

"E ardhmja varet ekskluzivisht nga përpjekjet tona të përditshme; një protestë nuk është veçse një zhvendosje e turmës."

Gloria Steinem

03/03/2024

Në pritje të Festës së Mësuesit & Festës së Gruas,

SKIN'OR MEDICAL AESTHETIC

DHURON 20% ZBRITJE
për të gjitha shërbimet.

Zbritja do të jetë e vlefshme deri më datë 15 MARS 🤍

Me respekt,
Aesth. Med. Iva Vaso

26/02/2024

SKIN'OR MEDICAL AEDTHETIC organizon
TRAJNIMIN mbi procedurat më të kërkuara
në fushën e dermo-estetikës:

▪︎Mezoterapi
▪︎Peeling kimik
▪︎Biostimulimi i lëkurës

DATAT: 29 - 31 MARS

Teori & 100% Praktikë (Hands On)

Profesionistët që ftohen të marrin pjesë në trajnim janë:

▪︎ Estetistë/e (Peeling & Mezoterapi Microneedling)
▪︎ Infermierë/e
▪︎ Farmacistë
▪︎ Stomatologë/e
▪︎ Mjekë të përgjithshëm

Pjesëmarrje e limituar, në mënyrë që, çdo profesionist të përvetësojë më së miri procedurat që do të trajtohen.

Me respekt,
Skin'Or Medical Aesthetic
Aesth. Med. Iva Vaso

📞 0682022808

15/01/2024

ÇFARË DUHET TË DINI MBI EPILIMIN ME LAZER...

Teknologjia lazerike për eleminimin e qimeve bazohet në kombinimin dinamik të dritës dhe nxehtësisë. Thënë këtë, sqarojmë edhe një prej dilemave, apo pyetjeve, që shumë pacientë më të drejtë ngrenë: "A është lazeri epilues kancerogjen?". Lazeri epilues nuk është kancerogjen, apo i dëmshëm për organizmin dhe lëkurën tuaj. Lazerat janë aparatura mjekësore të çertifikuara nga FDA e CE dhe nuk kanë afekte anësore.

Teknologjia lazerike punon përmes gjatësive të ndryshme të valëve të dritës për të detektuar bulbin e qimes. Pra, lazeri nuk është rreze. Lazeri, literalisht dhe metaforikisht thënë, është dritë.

Rrezja e dritës depërton, përmes sipërfaqes së lëkurës, në folikulin e qimes për të mbërritur deri në papilën e qimes (aparati riprodhues i qimes), ku përthithet specifikisht vetëm nga pigmenti (melanina) që gjendet ne folikulin pilifer. Mandej drita shndërrohet ne nxehtësi, duke shkatërruar indet që ushqejnë folikulin e qimes. Ajo çka vlen të theksohet është se, ky mekanizëm veprimi nuk prek asfare indet përreth folikulit.

TRIO X është lazeri i një teknologjie inovatore, i cili ka të inkorporuara të trija gjatësitë e valëve: Aleksandrit (755nm), Diodë (705nm) dhe Nd-Yag (1064nm), për një epilim me rezultat maksimal në çdo fototip lëkuror dhe në çdo lloj qime në lëkurën tonë. Të trija gjatësitë e valëve dritore punojnë dhe aktivizohen të integruara, duke shenjuar, njëherësh, folikujt e qimeve në thellësi të ndryshme.

Cilat janë fototipet lëkurore të përshtatshme për epilimin me lazer? Të gjitha fototipet lëkurore janë kandidate për t'iu nënshtruar epilimit lazerik, por, fototipet ma të errëta të lëkurës kanë rezultate më shpejta në kohë dhe në reduktim të qimeve, pasi sasia dhe dendësia e pigmenit melaninë në folikulin e qimes në këta individë është ma e lartë.

Zakonisht trajtimi me tetë seanca do t’iu sjellë deri në 80% reduktim të rritjes së qimeve, por, kjo varet kryesisht nga zona. Për shembull, këmbët e poshtme (pulpat) zakonisht kërkojnë 8 seanca, ndërsa fytyra kërkon rreth 15 seanca. Të gjitha zonat kanë nevojë për seanca mirëmbajtjeje, sepse, qelizat në organizmin tonë kanë kujtesë dhe aftësi vetërigjeneruese.

Numri i trajtimeve do të varet nga ngjyra e qimes dhe e lëkurës. Sa me e çelët lëkura dhe më e errët qimja aq më lehtësisht të trajtueshme janë. Numri i seancave përgjithësisht varion nga 6-10, teksa rezultatet duken 10-15 ditë pas çdo seance.

Ne shumicën e rasteve, lypet që të gjithë pacientët të përdorin paraprakisht depilimin përmes briskut në zonën që do të trajtohet, pasi lazeri ka nevojë për fokusin e plotë të energjisë së tij direkt në folikulin e qimes.

Pas epilimit me lazer, qimet fillojnë të bien për 5-30 ditët në vijim. Ju mund ta ndihmoni këtë proces duke përdorur një produkt eksfoliues.

Kundërindikimet e terapisë lazerike:

▪︎Lezione të hiperpigmentuara, malinje ose premalinje, në lëkurë
▪︎Ndjeshmëri e shtuar prej terapive lazerike
▪︎Shtatzani dhe gjidhënie
▪︎Administrim i barnave antikoagulante
▪︎Prani e akneve aktive
▪︎Infeksione virale apo baktetiale, që shoqërohen me lezione lëkurore.
▪︎Përdorimi i preparatit Izotretinoinë në 12 muajt e fundit.
▪︎ Diabet
▪︎Skleroderma (çrregullim autoimun, që prek lëkurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme)
Skin'Or Medical Aesthetic
Aty ku bukuria takon artin.
[skin science soul]

Iva Vaso
📞 0682022808

20/12/2023

"The works must be conceived with fire in the soul but executed with clinical coolness."

Joan Miro
Skin'Or Medical Aesthetic
Aty ku bukuria takon artin.
[skin science soul]

Iva Vaso

20/04/2023

Skin'Or Medical Aesthetic
organizon trajnimin e rradhës:

MEZOTERAPI & PEELING KIMIK

Datat 28 - 29 Prill
Teori & Praktikë (Hands-on)

Profesionistët që ftohen të marrin pjesë në këtë trajnim janë:

▪︎ farmacistë
▪︎ estetistë
▪︎ infermierë
▪︎ stomatologë
▪︎ mjekë të përgjithshëm

Numri i pjesëmarrësëve do të jetë i kufizuar, në mënyrë që, secili të mund të kryejë individualisht pjesën praktike.

Trajnimi përfshin njohuri mbi anatominë e lëkurës, teknikat e aplikimit të peeling kimik dhe mezoterapisë, si dhe mënyrat e minimizimit dhe menaxhimit të komplikacioneve.

Literatura mbi zhvillimin e pjesës teorike është përzgjedhur dhe përpunuar në përputhje me risitë dhe teoritë më të fundit në fushën e estetikës mjekësore.

Praktikë klinike e palimituar, deri në përvetësimin e procedurave, në pacientë vullnetarë, të siguruar nga ju ose nga Skin'Or Medical Aesthetic.

Konsulencë dhe këshillim mbi instrumentet e punës, produktet dhe kostot e tyre.

Në Skin'Or Aesthetic do të ndiheni mes kolegësh dhe do të keni këshillim afatgjatë për rastet tuaja klinike.

Trajnimi është i çertifikuar nga Ministria e Punës dhe e Financave dhe çertifikata njihet në të gjithë vendin.
_______________

Për informacione dhe rezervime kontaktoni në:
📲 DM
📞 0682022808

Skin'Or Medical Aesthetic
Aty ku bukuria takon artin.
[skin science soul]

Iva Çaushaj Vaso

Ju mirëpresim!

09/01/2023
12/12/2022

RSS HA Long Lasting përmban acid hialuronik të kryqëzuar 21mg/ml, aminoacide dhe antioksidantë.

RSS HA Long Lasting trajton:

▪︎Laksitetin e lëkurës
▪︎ Fotoplakjen
▪︎ Hollimin e dërmës
▪︎ Humbjen e volumit

RSS HA Long Lasting nxit prodhimin e kolagjenit dhe jep që në seancën e parë efekt lifting të lëkurës.

Në varësi të situatës dhe moshës së lëkurës, rekomandohen 1-3 seanca, për një periudhë 12-mujore.

Rezervoni takimin tuaj

📞0682022808

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Rruga "Medar Shtylla" (Ish Komuna Parisit), Mbi "Tirana Bank", Kati I II-të
Tirana
1004