Këshilla Mjekësore

Këshilla Mjekësore

Share

"Njeriu është çfarë han"

01/03/2021

KONKLUZIONI TJETËR SHKENCORË MJEKËSOR MBI MJALTIN:

Dobia dhe e mira 2:

-Qetësimi nga kolla dhe ftohja-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon mjaltin si një ilaç natyral për kollën. Akademia Amerikane e Pediatrisë gjithashtu njeh mjaltin si një trajtim për kollën.
Sidoqoftë, ata këshillojnë që mjalti nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën moshën një vjeçare. Një studim i vitit 2007 nga Penn State College of Medicine sugjeroi që mjalti zvogëloi kollitjen gjatë natës dhe përmirësoi cilësinë e gjumit tek fëmijët me infeksion të sipërm të frymëmarrjes në një shkallë më të madhe se ilaçi i kollës dekstromethorfan.

01/03/2021

MJALTI NE KONKLUZIONET SHKENCORE TË MJEKËSISË.

E mira dhe dobia e Mjaltit:

1.Luftimi i infeksioneve-

Në vitin 2010, shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Akademike në Universitetin e Amsterdamit raportuan në FASEB Journal se aftësia e mjaltit për të vrarë bakteret qëndron në një proteinë të quajtur defensin-1.
Një studim më i fundit në Revistën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive tregoi se një lloj i caktuar i mjaltit, i quajtur mjaltë Manuka, mund të ndihmojë në parandalimin e vendosjes së baktereve Clostridium difficile në trup.
C. difficile njihet për shkaktimin e diarresë dhe sëmundjes së rëndë. Disa studime kanë zbuluar se mjalti Manuka mund të jetë edhe efektiv për trajtimin e infeksioneve nga MRSA.
‌ Dr. Jenkins përfundoi:
“Manuka dhe mjaltë të tjerë kanë qenë të njohur për shërimin e plagëve dhe veti anti-bakteriale për disa kohë. Por mënyra në të cilën ata veprojnë ende nuk dihet. Nëse mund të zbulojmë saktësisht se si mjalti Manuka pengon MRSA, ai mund të përdoret më shpesh si një trajtim i linjës së parë për infeksionet me baktere që janë rezistente ndaj shumë antibiotikëve aktualisht të disponueshëm.

15/12/2020

Ja përse ju duhet Uji😍!

05/12/2020

Ja një ndër ushqimet më të rëndësishme,që ndihmojnë organizmin tuaj,në sistemin kardiovaskular,sistemin nervor,metabolizmin e organizmit dhe kontrollin e balancës së peshës trupore.
Sa më shumë të pêrdoren ne dieten tuaj,do të jeni më të shëndosh!

04/12/2020

Ushqimet e rëndësishme që ndihmojnë organizmin të përballoj lodhjen fizike dhe psiqike!

Përveç ecjes në qetësi dhe ajër të pastër në orët e mëngjesit të hershëm dhe mbrëmjes,ju nevojiten dhe ushqimet e dobishme!

24/09/2020

--------Vitaminat--------

●Vitaminat janë përbërës natyrale,qe sherbejne per zhvillimin e proceseve te ndryshme ne organizem dhe per mbarvajtjen dhe funksionimin e tyre ne org:
Disa nga proceset qe ndihmojne dhe jan te rendesishme Vitaminat:
1.Metabolizmin e organizmit
2.Rigjenerimin e indeve.
3.Permiresimin e funksionit te qelizave.
4.Mireqenien e organeve dhe fuqise se organizmit.
5.lirimin e energjis negative te organizmit.
6.Ruajtjen e funksionit te shume aparateve te organizmit.
7.Ruajtja dhe permiresimi i gjallerise se organizmit.
●Vitaminat gjenden kryesisht ne perberes ushqimore te llojeve te ndryshme:
1.Ushqime te detit.
2.Djathi,qumeshti etj.
3.Fruta dhe perime.
4.Mish i organizmave te detit dhe te tjera...
5.Vaji i ullirit etj.
6.Mjalti etj.
7.Brumra te tretshem misri dhe thekre etj.
●Vitaminat ndahen kryesisht ne 2 grupe te medha:
a) Hidrosolubile(te tretshme ne uje).
b) Liposolubile(te tretshme ne yndyrna).
●Vitaminat e tretshme ne yndyrna jane:
1.Vitamina A.
2.Vitamina E.
3.Vitamina D.
4.Vitamina K.
●Vitaminat e tretshme ne uje jane:
1.Vitaminat e grupit B(B-komplex)
2.Vitamina C.
3.Vitamina H.
etj...

●Kete here do ju informojme per vitaminen
A,dhe D.

VITAMINA A(Retinol) gjindet me se tepermi ne :
•Verdhen e vezes
•Patatet e embl dhe Karrota
•Spinaqi
•Frutat e ndryshem
•Melqia
•Dathi
•Qumesht etj.
•disa lloje peshqish etj.
●Veprimi kryesor i vitamines A eshte ne shikim dhe sy,ndikon ne impulset nervore te shikimit,dhe ruan dhe ndihmon shikimin.
●Deficiti ose mungesa e ksaj vitamine shkakton;
1.Keratomalacia(Mjegullimi i kornes) dhe shikimit.
2.Verberim total.

●Perdorni sa me teper diete ushqyese me vitamina dhe ushqim te shendetshem.
Largohuni nga ushqimet e shpejta te konservuara dhe te paketuara.

VITAMINA D(Njihet si provitamina D3,D5) gjendet me se tepermi ne:
•Vaji i peshkut.
●Ne organizem shenderrohet nga pro vitamina ne vitamin permes ndikimit te rrezeve te diellit.
●Veprimk kryesor i vitamines D:
Ruajtja e fortesise dhe funkskonit te eshtrave dhe ruajtjes se Ca.
●Deficiti i vitamines D:
1.Osteomalaci
2.Rakiti tek fmijet etj.

15/09/2020

Nje person në Amerikën Qëndrore,kishte një; problem shëndetesorë,herë pas here me veshtirësi në frymëmarrje,ankth,si shkakë i kësaj, ai filloi të interesohej që të ketë shērohet.
Nje ditë ai po lexonte një libër ku keshillonte, Si ta ruash shëndetin?
Aty gjeti:
Hormoni i lumturisë i cili ndikon ne ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, në qarkullimin e lehtë të gjakut,në humorin e mirë të individit,gjëndjen e qetësisë psiqike i cili njihet me emrin Serotonina,
Serotonina rritej nese njeriu buzëqeshë.

Ai filloi cdo ditë kur zgjohej në mëngjes para se të ikte në punë , të buzëqesh nga 1 minutë para pasqyrës.
Për një javë ai filloi të përmirësojë frymëmarrjen dhe qetësinë e mendjes dhe të trupit.
Serotonina ndikon në gjendjen pozitive të organizmit,në harmoninë,qetësimin dhe relaksimin e organizmit.

●Rritni nivelin e serotoninë në organizmin tuaj përmes Buzëqeshjes.

■Nese praktikoni 3 ditë rradhazi do filloni të meditoni per lumturin dhe buzeqeshjen me vetëvetën tuaj, do rrisni Serotoninen,dhe shendeti do permirësohet dhe qetësohet.
Do ruani shendetin tuaj.

Profeti Muhamed Alejhi selam ka thënë:
Buzeqeshja është sadaka.

15/08/2020

VERA E NXEHTE,NOTI,DHE DOBITË.

Noti është sport që mbartë shumë vlera shëndetsore,mbi të gjitha një freski fizike,shpirtërore,dhe mendore.

Dobitë e notit:

1.Në aparatin e trurit=Qetësim dhe relaksim e orientim të mendjes,dhe mendimeve,lehtesim të gjëndjes së stresit dhe ngarkesave psiqike,dhe fokusimin e vemendjes.
2.Në aparatin Kardiovaskular:Qarkullim te lehtësuar të gjakut,rregullimim e punes se zemres,uljen e gjasave per mbipeshe dhe probleme te tjera te zemres...
3.Ne aparatin e frymëmarrjes:Frymemarrje te relaksuar dhe te thelle,dhe mbarvajtje te ajrimit,inspirim,ekspirim dhe nivelit te O2 ne mushkeri,(kondicion).
4.Ne muskulature:Zhvillim te muskujve,relaksim dhe oksigjenim te muskujve,shkrirje dhjami dhe lehtesk te ushqyerjes se muskikve me O2 dhe gjak.
Nje muskulature e mire,Ne nje Trup te mire.
5.Ne Lekure:rregullimin dhe pastrimin e poreve te lekures dhe mbajtja e lageshtis ne nivel.
6.Ne sistemin imunitare:Rritje te imunitetit dhe fuqia se organizmit....E vyeshme ne periudhen e Covid 19.
7.Ne eshtra dhe nyje:Relaksim dhe funksionim te lehte.
boshtin kurrizore mbron dhe menjanon dhimbjet.
8.ne aparatin urinare,nxite pastrimin e rrugeve dhe nevojes per nxjerrjen e ujit te tepert jashte.
9.Lehtesim te peristaltikes se zorreve dhe mbarvajtjen e trupit.

10. Programi i notimit:
Notoni 3 herë ne jave!Mjafton që të jeni të shendetshëm.

06/08/2020

-Përshëndetje të dashur Shqipëtarë-

Tash më jemi të informuar për pandemin e Covid 19,që ka kapluar edhe Shqipërine,Kosovën,Luginën e Preshevës,Maqedoninë,dhe Malin e zi.

Mjeksia dhe heronjtë,mjekët e reparteve infektive,epidemiologët,dhe mjekët e familjes,e të tjerë,po përpiqen të mbajnë në kontrollë gjendjen e shpërndarjes në popull dhe çorientimin psiqik të popullit...
Duke i parë këto ndodhi,bëjmë apel për të gjithë qytetarët Shqipëtarë pa dallim,vendi e krahine,feje e niveli akademik,të tregohemi të ndërgjegjshëm,Truri i njeriut,organizmi,dhe organet,indet e qelizat,neuronet,janë aq mirë të sinkronizuar,sa që kanë aftesinë të kontrollojnë dhe sistemin imun,kjo bëhet,duke e pranuar realitetin që po ndodhë dhe duke iu bindur kerkesave dhe apelit mjeksorë.

Ndërgjegja duhet të jetë individuale,siç thot një shprehje,"Ti je shoqeria,dhe shoqeria je ti".
Sepse ti dhe shum të tjerë si ti formojnë një shoqëri.

Sinkronizimi i mendimeve dhe sistemit nervorë,duke pranuar realitetin,duke parë se Covid i ka shenjat dhe simptomet e gripit,që prekë kryesisht aparatin e frymëmarrjes në shum raste por me nje inkubacion të fshehtë,Atëhere leje trupin të koordinohet me sistemin nervorë,te nxisë hormomet,dhe te rris imunitetin.
Te familjarizohet me këtë virus,duke iu përmbajtur masave që tashmë dihen:
1.Distanca
2.higjena personale,ambientale.
3.Perdorimi i vit C
4.Maskat ne ambiente te mbyllura
5.Shmangja e kontakteve ne grupe ...e kjo pa dyshim qe nuk eshte e lehte,por jo e pa arritur.

Trupi yt nuk mundet të marrë masat,kur mendja yte nuk jep sinjale që po bindet dhe ambientohet me realitetin.
Kur mendja ambientohet,trupi sinjalizohet,duke qene i qete dhe i relaksuar dhe i koordinuar të veproj si duhet me mekanizmat e tij mbrojtes.

Imunoglobulinat,makrofaget,limfocitet etj.






.

.





.

Me rrespekt.
Këshilla Mjeksore.

28/05/2020

KESHILLA PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME,PA STRES PSIQIK FIZIK,DHE ANKTH.

Cdo njeri ka hallet e veta,ka merakun e fëmijëve,ka merakun e të ardhmes,ka merakun e punës,pasi që jeta sot është shum dinamike,për një cop letre punojmë,e ajo letër ka nje vlerë sot,kështu stresohen ,bëhen me ankth,depresion,dhe frikë, dhe sëmuren...❗
Mos u shqeteso,thjesht ndalo dhe mendo një ditë:
Ku ishe ti?
Çfarë ishe ti?
Cdo bësh ti?
Ku do shkosh ti?

Mendoni vetëm një minutë, vetën e juaj ,varësishtë çfarë moshe keni:
❗Ku ish*t ju?..Nuk dini përgjigje që e ndjeni,sepse skeni pasur ndjenja-kjo ju dërgon të mendoni se ishte Dikush që e ka Ditur se ju duhet te vini dhe ju ka Krijuar.✅
❗Cfar ishe ti?..Ishe një pikë uji(sperme)e bashkuar në vezore,prap sdije gjë për vetën tënde,dhe në faktë se ke ditur as që do ushqeheshe,as si ta sigurosh ushqimin,e as prindrit nuk e dinin si je ushqyer?
Normalisht ata mund ta dinin se kordoni umbilikal(që rrjedhë kërthiza) shërben për ushqimin e fëmijës nga nëna gjatë shtatëzanis,por smund ta dinin këtë të sigurt se a do kaloj ushqimi?
Por prap se prap u kujdes Dikush për këtë...✅
❗Cdo bësh ti?
Erdhe në jetë ,tu dha ndërgjegja,morali,mendja,trupi,jeta,andaj këtë jetë e ke si dhurat,nëse e shfrytëzon për mirë,për vepra të hajrit,për punë,ndihmë ndaj të varfurit dhe atij që ka nevojë,mos i tepro ato mirësi që ike,sepse teprimi nuk është i mirë,e nëse ske mos i lakmo,dije se ti nuk ishe askund,ishe një spermë ,e më vonë Krijuesi ta dha dhurat jetën,jetoje me atë që e ke,mundohu të dalësh faqe bardhë se patjeter do vijë një ditë ...
❗Ku do shkosh ti?...
Do shkosh tek Ai që të ka sjellë këtu,do shkosh atje ku shkuan gjyshërit e tu...do shkosh atje ku shkuan prindërit e tu,
Andaj atje nuk është për tu friksu,sepse ke Atë që të ka Kriju, mjfaton ti të kesh besu,e falenderu,e gjatë rrugëtimit tënd me Urdhrat e Tij të keshë Jetu.
Allahu.❤

Andaj ditën eparë që do zgjohesh në mëngjes, mendo se je mirë,mos mendo se do tkapë sëmundja,mendo se do jetosh i lumtur pranë gjirit ku gjindesh,edhe nëse je i sprovuar me ndonjë çrregullim,dije se aty për ty ka "fitim"dhe mendo se sotë me ndihmën e Zotit mirë ke për të vepru,e për mirë ke me u angazhu, ke për ta pare cke për te përfitu e sa bukur jeta ka për tët shku...✅
Nga ajo që ke,jepi atij që ska,nga kjo vepër ke për tu ndjerë i lumtur,nga lumturia përfiton hare dhe zgjerim e qetësim,dhe ndihesh mirë e fiton shpërblim
Andaj, mendo këtë jetë dhe dhurat që ta dha Zoti ta jetosh i buzeqeshur,i hareshem,duke punuar pune të mirë, duke hecur në rrugëtim të mirë...Kështu mbaje vetën të shëndetshëm në zemrën,shpirtin dhe trupin tënd ❤


✅❗DO PAK KOHË PËR TA MENDU,DHE ME VEPRA ME E VEPRU KËTË KËSHILLË, PËR JU QË ANKTHI E STRESI TË JU LARGOHET E TA KALONI TË QETË DITËN TUAJ✅❗

Shikoni foton,kuptoni se edhe në mes të errësirës me lejen e Zotit ka dritë.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 22:00
Tuesday 09:00 - 22:00
Wednesday 09:00 - 22:00
Thursday 09:00 - 22:00
Friday 09:00 - 22:00
Saturday 09:00 - 22:00
Sunday 09:00 - 15:30
20:30 - 23:00