Klinika Ataraxia

Klinika Ataraxia

Share

Ataraxia Clinic is specialized in:
🌿 Physiotherapy
🌿 Wellness
🌿 Chiropractic

25/06/2026

Ka një zonë që e fshehim më shpesh sesa e pranojmë… pjesa e brendshme e krahëve.

Me kalimin e kohës, yndyra e lokalizuar dhe humbja e tonusit mund të bëjnë që kjo zonë të humbasë formën e saj. Onda Pro vepron në mënyrë të synuar për të reduktuar yndyrën e lokalizuar dhe për të përmirësuar tonusin e lëkurës, duke ndihmuar krahët të duken më të formësuar dhe më të tonifikuar.

Photos from Klinika Ataraxia's post 19/06/2026

☀️ Summer Glow nuk është thjesht një ofertë. Është arsyeja perfekte për t’i dhuruar vetes pak relaks këtë verë.

Masazh, scrub, trajtime fytyre, lifting massage, buccal massage dhe pedikyr kurativ në paketa të krijuara për t’ju bërë të ndiheni dhe të dukeni më mirë. ✨

💚 Oferta të limituara për sezonin veror.
📞 Rezervoni tani dhe përfitoni nga çmimet speciale.

Glow-i i verës fillon me kujdesin për veten.

Photos from Klinika Ataraxia's post 18/06/2026

Bark i fryrë apo ndjesi rëndese? Ndonjëherë trupi ka nevojë vetëm për pak ndihmë për t’u rikthyer në ekuilibër. ✨

Limfodrenazhi është një trajtim që stimulon qarkullimin limfatik, ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe redukton fryrjen e barkut, duke i dhënë trupit një ndjesi lehtësie dhe mirëqenieje që ndihet që në seancat e para.

Rezultatet që shihni në këto foto tregojnë ndryshimin e menjëhershëm që mund të arrihet përmes një trajtimi të personalizuar dhe teknikave profesionale të limfodrenazhit.

✔️ Redukton fryrjen
✔️ Përmirëson qarkullimin limfatik
✔️ Ndihmon në reduktimin e celulitit
✔️ Eliminon lëngjet e tepërta
✔️ Formëson konturet e trupit

📍 Ataraxia Physiotherapy & Wellness

15/06/2026

Kur ecja, aktiviteti fizik apo edhe lëvizjet më të thjeshta shoqërohen me parehati dhe dhimbje, është koha të trajtoni shkakun, jo vetëm simptomat.

Në klinikën Ataraxia , terapia me lazer ndihmon në reduktimin e inflamacionit, lehtësimin e dhimbjes dhe përshpejtimin e proceseve natyrale të rikuperimit, duke mbështetur kthimin gradual në aktivitetet e përditshme.

10/06/2026

✨ Lëkurë e pastër, e hidratuar dhe me shkëlqim natyral.
Pastrimi i thellë i fytyrës ndihmon në largimin e papastërtive, qelizave të vdekura dhe yndyrës së tepërt, duke i rikthyer lëkurës freskinë, ekuilibrin dhe vitalitetin që meriton.

Një trajtim esencial për çdo sezon dhe çdo tip lëkure.

💆‍♀️ Pastrim i Thellë i Fytyrës vetëm 4.000 Lekë

📞 Rezervoni konsultën tuaj dhe dhurojini lëkurës kujdesin që meriton.

08/06/2026

✨ Ndonjëherë gjithçka që i duhet trupit dhe lëkurës është kujdesi i duhur.
Në Ataraxia kombinojmë teknologjinë moderne, ekspertizën profesionale dhe trajtimet e personalizuara për t'ju ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni versioni më i mirë i vetes.

Nga trajtimet estetike dhe rigjeneruese, te wellness, fizioterapia dhe programet e formësimit të trupit, çdo shërbim është menduar për të sjellë rezultate reale dhe mirëqenie afatgjatë.

Sepse bukuria fillon me shëndetin, ndërsa vetëbesimi me kujdesin për veten.

06/06/2026

🚨 Ka momente kur zgjidhja nuk pret.
Kur bëhet fjalë për qimet e padëshiruara, mos humb kohë me zgjidhje të përkohshme. Thyej xhamin dhe aktivizo planin e emergjencës për lëkurë të lëmuar.

Me DEKA Again Pro Plus, teknologjinë më të avancuar të depilimit me lazer, redukton qimet në mënyrë efektive, trajton edhe qimet e futura nën lëkurë dhe të ndihmon të shijosh rehati çdo ditë.

Sepse emergjenca e vërtetë nuk janë qimet… është të vazhdosh t’i luftosh ato çdo javë. 😉

📍 Rezervo konsultën tënde te Ataraxia.

04/06/2026

Për një lëkurë që duket e lodhur, ndonjëherë nuk mjafton vetëm një krem. ✨

Préime NanoTap sjell një mënyrë inovative për të ushqyer lëkurën në thellësi, duke ndihmuar përthithjen maksimale të substancave aktive pa gjilpëra dhe pa kohë rikuperimi.

Rezultati? Një lëkurë më e hidratuar, më e ndritshme, më elastike dhe me një pamje të freskët që reflekton kujdesin e duhur. 💧

Sepse bukuria e vërtetë fillon nga një lëkurë e shëndetshme.

Photos from Klinika Ataraxia's post 02/06/2026

Qimet nuk duhet të jenë pjesë e planit tënd të verës.☀️
Harro briskun çdo 2 ditë, irritimin, qimet e futura nën lëkurë dhe rutinën pa fund të depilimit.

Me DEKA AGAIN PRO PLUS™, gjenerata e fundit e lazerit për epilim, trajtimi bëhet më i shpejtë, më komod dhe më efektiv, duke vepruar direkt në folikulin e qimes për rezultate progresive dhe afatgjata. ✨

✔️ Reduktim i qimeve të padëshiruara
✔️ Lëkurë më e lëmuar dhe uniforme
✔️ Më pak irritim dhe skuqje
✔️ Ndihmon në reduktimin e qimeve të futura nën lëkurë
✔️ Efektiv për fytyrë dhe trup
✔️ Më shumë rehati, më pak mirëmbajtje

Rezervo tani seancën e rradhës për të përfituar nga ofertat e muajit Qershor.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta
Tirana
1001