Allure Beauty
Këto produkte koreane garantojnë bukurinë e përjetshme dhe përshtaten me çdo lloj lëkure.
Allure Beauty është një klinikë e mjekësisë estetike dhe distributor ekskluziv në Shqipëri i markave më prestigjoze koreane: Ronas, Merikit, Bellmona dhe Or‘Jade.
You never know who’s going to call, better pick it up! ZISU’C is coming…
04/06/2026
Zona poshtë syve është e para që shfaq lodhjen, stresin dhe kalimin e moshës. Lëkura këtu është jashtëzakonisht e hollë, dhe kur ligamentet e brendshme humbasin mbështetjen, krijohen rrudha, hije të errëta e pa jetë.
Ndryshe nga fillerat që shpesh krijojnë problematika të migrimit dhe rrezikshmëri, sustat e kolagjenit JAMBER I ofrojnë një qasje krejtësisht të re strukturore.
Sustat e holla elastike veprojnë si shtylla mbështetëse në zonat e rëna, duke mbushur zgavrën poshtë syve pa rrezik migrimi të materialit. Materiali PDO nxit prodhimin e kolagjenit të ri deri në 6 herë më shumë se fijet e zakonshme. Duke stimuluar indet, ky proces ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut, gjë që zbeh gradualisht rrudhat dhe pigmentimin e errët
JAMBER njëtrajtësohet me lëkurën, duke shmangur ngrirjen e mimikës. Rezultati është një lifting i pastër dhe një lëkurë e njëtrajtshme që rrezaton freski, sikur të ish*t zgjuar pas një gjumi të gjatë e të qetë! ☀️
30/05/2026
Gropa ndërmjet vitheve nuk ka pse t’ju pengojë të keni siluetën perfekte…Këtë ne e ofrojmë në Allúre Beauty!
Rezultati që shihni është nëpërmjet një pune të detajuar dhe të përpiktë, për t’i dhënë pacientes një mbushje dhe një formë natyrale, pa deformuar realitetin, por duke e perfeksionuar atë!
Filleri i vitheve nuk duhet të krijojë një disproporcion me format e tjera trupore, por duhet të jetë shoqëruese e tyre. Ky është pikërisht vizioni ynë në këtë procedurë, sepse bukuria nuk fshihet në krijimin e një imazhi farsë, por në një punim preçiz, që i përshtatet në mënyrë të veçantë çdo pacienti.
29/05/2026
Kur fytyra fillon të tregojë me moshën shenja lodhjeje, humbje volumi, asimetri dhe lëkurë të varur, nevojitet një procedurë e mirëmenduar: Jamber ofron jo vetëm zhdukjen e problematikave më të thella të lëkurës, por edhe rikthimin e gjallërisë së fytyrës nëpërmjet biostimulimit të kolagjenit.
Në këtë rast, procedura JAMBER në të gjithë fytyrën u fokusua pikërisht në përmirësimin e problematikave që ndikonin në pamjen e përgjithshme të pacientes, duke rikthyer elasticitetin e lëkurës, tendosjen e saj dhe zhdukjen e njollave dhe rrudhave të theksuara.
Rezultati shihet qartë në përmirësimin e kontureve, në balancimin e tipareve dhe në kthimin e një pamjeje më të freskët, më të tërhequr dhe më të ndriçuar. Ky është një transformim i dukshëm, por i punuar me delikatesë. Një fytyrë e harmonizuar, më e strukturuar dhe më e rigjallëruar, pa humbur natyralitetin e shprehjes.
Sepse qëllimi nuk është të ndryshosh kush je.
Është të rikthesh atë version të vetes që të bën të ndihesh më e sigurt, duke rikthyer vetëbesimin e munguar!
28/05/2026
The Art of Detail in Allúre Beauty!
Lip Filler nuk ka qëllim vetëm rritjen volumit të buzëve. Në Allúre Beauty, filozofia jonë shkon shumë më tej. Për ne, ky është një proces i përpiktë dhe tërësisht i personalizuar, për të zhdukur çdo problematikë apo asimetri dhe për të krijuar një art, i cili harmonizohet me tiparet e fytyrës suaj.
Ne nuk ndryshojmë atë që jeni, por punojmë mbi anatominë tuaj ekzistuese duke perfeksionuar çdo detaj. Me këtë paciente .griselda_vata ka arritur korrigjimin e asimetrisë së buzëve nga një procedurë tjetër e pasaktë, si dhe rritjen e volumetrisë, duke mbajtur një formë perfekte.
Sepse bukuria e vërtetë fshihet tek detajet e rafinuara. 🤍
27/05/2026
Transformimi i pabesueshëm që ofron Jamber rikthen strukturën natyrale të lëkurës si asnjë procedurë tjetër!
Rezultatet që shihni janë vetëm 30% e fuqisë së sustave të kolagjenit, menjëherë pas implementimit! Efekti maksimal vjen me kalimin e kohës dhe vjen vetëm duke u përmirësuar.
Procedura Jamber është përgjigjja për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim të vërtetë strukturor të lëkurës.
Jamber shkon përtej trajtimeve sipërfaqësore. Këto susta kolagjeni punojnë në thellësi të lëkurës duke stimuluar prodhimin maksimal të kolagjenit dhe elastinës, dhe duke përmirësuar densitetin e lëkurës. Kjo procedurë jep një lifting të menjëhershëm të lëkurës, pa efekte anësore dhe pa problematikat që ofrojnë filler-at në fytyrë.
Me një efektivitet të lartë dhe të provuar, Jamber ofron rezultate afatgjata. Nuk është thjesht një “shkëlqim i momentit”, por një investim në jetëgjatësinë dhe shëndetin e lëkurës tuaj.
26/05/2026
Në Allúre Beauty, një nga pikat tona të forta është personalizimi i protokolleve të nevojshme individuale për secilin prej pacientëve tanë. Rrjedhimisht, kryerja e një Skin Test është e nevojshme për të ditur çdo detaj të lëkurës suaj dhe për të marrë zgjidhjen më të mirë përmes produkteve tona dermo-kozmetike profesionale.
Para se të vijë sezoni i verës, duhet të jeni në dijeni për tipin e lëkurës suaj, për t’i ofruar asaj një përkujdesje nëpërmjet produkteve më të mira dermo-kozmetike koreane. Kjo periudhë kërkon një skin care të lartësuar dhe të dobishëm, për të patur gjendjen më të mirë të fytyrës!
Ne ju presim në klinikën tonë për t’u informuar dhe për t’i gjetur zgjidhjen më efikase lëkurës suaj, për çfarëdolloj problematike dhe nevoje!
23/05/2026
Thuzzle është një nga trajtimet më të veçanta që ne ofrojmë prej 7 vitesh në Allúre Beauty. E VETMJA pajisje e cila arrin në nivelin e katërt të lipolizës dhe rinon në nivel qelizor.
Kjo pajisje është e para në botë që kombinon valë prej 4 nivelesh për një sërë funksionesh, duke përfshirë reduktimin e dhjamit të lokalizuar, tendosjen e lëkurës, rikuperimin vaginal dhe stimulimin e kolagjenit 100% nëpërmjet rinimit të qelizave trupore.
Veçantia e pajisjes është tek transmetimi i fuqive të saj në fytyrë dhe trup, me një temperaturë prej 45-55 grade Celcius; temperaturën optimale të rigjenerimit qelizor; në intensitete dhe thellësi të ndryshme, pa dhimbje, pa injektime dhe pa asnjë efekt anësor.
Kjo teknologji ofron një rigjallërim total të fytyrës dhe trupit tuaj, të dukshme çdo herë e më shumë pas çdo seance. Është shumë mirë i kombinueshëm edhe me Aqualyx dhe Alidya për konturer perfekte trupore. Mos prit më, të presim për seancën tuaj në Allúre!
21/05/2026
Gati për efektin Glass Skin pa pasur nevojë për kohë rikuperimi? 🌟
Protokolli unik Gloui™ Glass Skin Protocol nga Allure Beauty është një trajtim i avancuar i projektuar për t’i dhënë lëkurës suaj një jetë të re përmes një rituali të plotë prej katër hapash të mirëmenduar.
Dermapen krijon mikrokanalet e kalimit të thellë të produkteve pasardhëse, teksa Exotokine dhe Pidiroenne bashkëpunojnë për të rikuperuar lëkurën në nivel qelizor dhe për t’a kthyer atë në një gjendje fantastike. Si qershia mbi tortë, vendoset edhe Resting Peel, i cili eksfolion lëkurën edhe pas trajtimit, duke larguar çdo imperfeksion.
Rezultate të dukshme menjëherë nga dita e parë!
Trajtimi zgjat 60-90 minuta dhe riktheheni menjëherë në përditshmërinë tuaj. Mos prit ende, eja në Allúre!
Diçka e re dhe emocionuese po vjen së shpejti në Allúre…A jeni gati?
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rruga Resh*t Çollaku
Tirana
1001
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 20:00 |
| Tuesday | 09:00 - 20:00 |
| Wednesday | 09:00 - 20:00 |
| Thursday | 09:00 - 20:00 |
| Friday | 09:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 20:00 |
