Dietologe Valbona Kadriu
Ju mirpresim
Valbona Kadriu - Dietologe profesionale
Dëshironi të humbni peshë ose të këshilloheni rreth ushqimit atëher na vizitoni në zyrën tonë përballë komunës së Cairit, në lokalet e shoqatës Dua Ylberin.
Në aportin kalorik, në të shumtën e rasteve , më shumë ndikon mënyra e përgaditje dhe sasia e vajit se sa vet produkti… | Dietologe Valbona Kadriu |
Zgjoni fëmijët 20 minuta më herët. Për shkak moshës dhe madhësisë së lukthit që ata kanë, fëmijët e kanë të patjetërsueshme të marrin mëngjesin. Mund të jetë diçka e lehtë por duhet të marrin ushqim, pasi që lukthi i tyre është i vogël dhe Ushqimi nga mbrëmja ose nga e djeshmja nuk ju mjafton për të pasur energji deri në ora 9 kur edhe kanë pushimin dhe shumë herë ndodhë që mos të jenë ushqimet e duhura. Mungesa e ushqimit ndikon në vështirësi të hasura gjatë mësimit,nervozizëm etj. Pa neglizhuar faktin që në pushim një numër i madhë i fëmijëve marrin ushqime prej më të dëmshmve përfshirë edhe lëngjet energjike! 20 minuta gjumë më shumë nuk ndryshon asgjë, por një mëngjes i mirë ndryshon shumë!
Përdorimi jo adekuat i glukozes nga qelizat e trupi dhe shfaqja e nevojës për të konsumuar ushqim pasi që po këtyre qelizave ju mungon energji lidhet me mbipeshën dhe obezitetin. Marrim materie ushqyese pa pasur nevojë dhe pastaj trupi e shëndron në yndyrna që shtresohen në trup. Kurse niveli i insulinës vazhdon të qëndrojë i lartë dhe pastaj të shkaktoj problematika tjera në organizëm
03/02/2025
A është i dobishëm ose i dëmshëm qumështi për fëmijët ?
Kalciumi si element i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave te fëmijët e bën qumështin si ushqim të domosdoshem .
Por ky i fundit duhet të limitohet në 500 ml në ditë tek fëmijët pasi që sasia e tepërt mund të ndikoj në dobësimin e gjakut.
Shkaku kryesor është transporti i hekurit i cili pengohet nga kalciumi.
Për këtë arsye nuk ka nevojë të përdoret qumësht 1% në vend 3,5% pasi që në këtë rast kemi vetëm ulje të yndyrës të qumështit ( që te fëmijët është shumë e rëndësishëm) ose të përdoret jogurt në vend të qumështit.
Thjeshtë, duhet të limitohet sasia e qumështit dhe konsumimi i produkteve të mish*t ose vezëve mos të jetë në të njejtën kohë me qumështin
29/01/2025
Mënyra më e lehtë për të arritur qëllimet në jetë është të rrethohesh me njerzë që të nxitin për të bërë më shumë!!!
Kujdes këshillat e cilit i ndëgjoni, atyre që ju thonë PSE e bën ose PSE NUK e bën?
23/01/2025
Gjatë dietave ose regjimeve ushqimore pjesa më e VËSHTIRË është lufta me vetvetën për të rezistu !
Pjesa më e RËNDËSISHME është vetkontrolli, aftësia për tu ushqyer vetëm kur kemi nevojë dhe aq sa na duhet! Të mësojmë të njohim ndjenjën e uriës dhe ngopjes, që mos të marrim ushqim më shumë se sa kemi nevojë(gjë që ndodhë shumë herë, por këtë e vërejmë vonë dhe kjo është një prej shkaqeve të mbipeshës)
Dietologe Valbona Kadriu
14/10/2024
Na tregoni përvojën tuaj nëse keni problem me glutenin!
Sa bëhet skrininngu i hershëm i celiakiës në vendin tonë?
Sa arrijmë që të kemi kujdes me regjimin ushqimor ?
Sa është e vështir kjo në venin tonë dhe sa kemi çasje në këto produkte?
Sa ndihmon shteti në raste e celiakiës?
09/10/2024
Nuk dua më - nënkupton se fëmija është i ngopur !
Dhe sa herë ju ka ndodhë që pas kësaj të detyroni fëmijën të mbaroj ushqimin ?
E keni mendu ndonjëher si do të ndjeheshi sikur juve t'ju detyrojnë të mbaroni pijatën?
Të ushqyerit me dhunë të fëmijët shkakton çrregullime të shumta dhe të rënda fizike dhe psiqike!
Secili fëmijë ka fazën individuale të zhvillimit dhe të rritjes dhe asnjëher nuk është e njejta te të gjithë.
Çdo fëmijë ka kapacitete e posaçme fizike të lukthit që përcakton sasiën e ushqimit që një fëmijë mund të konsumoj andaj dhe nuk duhet të krahasohen fëmijët mes vete edhe sikur të kenë të njejtën moshë.
Përdorimi i dhunës fizike ose psiqike te fëmijët por edhe shpërblimi me ndonjë dhuratë nëse mbaron pijatën është e dëmshme pasi kjo çrregullonë aftësiën për të kontrolluar ndjenjën e ngopjes dhe më vonë mund të shkaktoj obezitet ose mbipeshë.
Çrregullime të shëndetit psiqik, humbje të vetëbesimit dhe probleme me socializimin.
Të ushqyerit duhet të jetë moment i këndshëm për familjen dhe fëmijën dhe jo moment stresi
Dietologe Valbona Kadriu
28/08/2024
Ushqimi jo adekuat te femijet mund te kete pasoja te ndryshme shendetesore dhe zhvillimore. Kjo perfshin:
1. Ndikim ne rritje: Ushqimi i varfer mund te ndikoje ne rritjen , duke e penguar qe te arrijne potencialin e tyre te plote.
2. Anemija: Mungesa e hekurit, vitaminave dhe mineraleve te tjera mund te shkaktoje anemi, e cila ndikon ne energji dhe imunitet.
3. Probleme me fokusin: Një dietë e varfër mund të ndikojë në aftësitë njohëse dhe në përqendrimin e fëmijës.
4. Obeziteti: Ushqimi i pasur me sheqerna dhe yndyra, por i varfër nga lëndët ushqyese, mund të çojë në obezitet.
5. Probleme emocionale: Ushqimi jo i duhur mund të ndikojë në gjendjen emocionale dhe në zhvillimin e sjelljeve.
6. Sistem i dobët imunitar: Mungesa e ushqyesve esencialë mund të shkaktojë dalje të shfrenuar në sëmundje.
Për të siguruar një ushqim të shëndetshëm, është e rëndësishme që prindërit të ofrojnë një të ushqyer të ekuilibruar, përfshirë edhe ushqimin në shkollë
20/05/2024
Tea time
A e keni ditur se festohet dita botërore e çajit me 21 Maj !
Ndër efektet e tij të dobishme, janë edhe ndikimi në sëmundjet kardiovaskulare (ulja e kolesterolit dhe formimi i pllakave aterosklerotike, zgjerimi i arterieve, etj.)
Redukton rrezikun e diabetit, forcon kockat dhe përmirëson osteoartritin, ngadalëson rënien njohëse (çmenduri dhe sëmundjet neurodegjenerative) dhe mund të parandalojnë disa lloje kanceri (sfera e tretjes, mushkëritë, gjiri, prostata, lëkura).
Gjithashtu forcon imunitetin, ka cilësi antibakteriale dhe anti-inflamatore dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Këto efekte mbrojtëse janë kryesisht për shkak të pasurisë dhe diversitetit të antioksidantëve të tij, substanca të cilat veprojnë si mburojë kundër oksidimit – pra përkeqësimit dhe plakjes – të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira (stresi, duhani, ndotja, dielli…).
08/05/2024
Konkretisht nuk duhet ta kesh hundën në peshore. Duke mos parë rënien e peshës pas fillimit apo kthimit në sport, mund të demotivojë disa...
Ajo që është e rëndësishme është së pari të ndjeni përfitimet e praktikës së tij, menaxhimin më të mirë të stresit, ndoshta gjumë më të mirë. Më pas vëzhgoni se si trupi transformohet gjatë seancave të notit, ecjes në fitnes, çiklizmit apo ndonjë disipline tjetër.
Kujdes, rrallëherë jemi gjykuesit më të mirë të pamjes sonë.
Merrni referenca faktike, të tilla si m***e me një matës shirit ose xhinse (më të arritshme dhe të besueshme).
Lejoni 3 muaj përpara se të bëni testin për të vëzhguar përparimin real.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Skopje
Opening Hours
| 14:00 - 16:00 |
