Rrugëtim nëne

Rrugëtim nëne

Share

Kjo faqe është krijuar për t'iu ndihmuar nënave sado pak në rrugëtimin e tyre të prindërimit

21/02/2022

Jeta shumëngjyrëshe është e bukur!

19/08/2021

A jeni bë gati për fillimin e vitit shkollor?

13/11/2020

Nje ide e shkelqyer per nje dreke super te shpejte do te ishte kus k**i.Mund te pergatitet me mish te bluar,mish te bardhe,perime,apo se bashku me mish e perime.Dhe e tere koha e pergatitjes,shkon pothuajse ne llogari te fergimit te mish*t dhe perimeve.

Perberesit per 4 persona:

-Rreth 200 g mish i bluar apo mish i bardhe (i prere ne kube,apo i copetuar),
-2 gota te ujit (200 ml) kus kus,
-4 gota te ujot(200ml) uje i vluar,
-1 luge e mesme melmesa te perziera (vegete).

*Se pari fergohet mishi dhe perimet dhe ne te njejten kohe qitet uji per te vluar.
*Pasi te fergohen mishi dhe perimet,shtohet kus k**i,melesat dhe uji i vluar.
*Perzihet kohe pas kohe dhe gjate kohes kur nuk e perziejme e mbulojme me kapak..
*Pas 6-7 min prej kohes kur ia kemi shtuar ujin,kus k**i eshte gati.

Kus k**i mund te pergatitet edhe pa i shtuar mish dhe perime ne tenxhere,duke e servuar te shoqeruar ne pjate me mish apo perime.

20/10/2020

Pavarësisht çdo sfide në jetë,kurrë mos u dorëzo!

14/10/2020

Dashuria e vetme pa interes-dashuria e nënës për fëmiun e vet

09/10/2020

Lumturia më e madhe e nënës është kur sheh fëmiun e saj të lumtur

Photos from Rrugëtim nëne's post 03/10/2020

A ju ka ndodhur ndonjehere te degjoni rrefime dhune nga nje grua,e cila dhunohet sistematikisht nga burri i saj-babai i femijeve te saj?
Mua me ndodhi pikerisht dje te degjoj nje rast te tille,e qe rastesisht qelloi dita kunder dhunes(2 tetor).U ndieva aq keq,saqe u shtanga.E kesaj duke i shtuar edhe faktin kur s'ke se si i ndihmon,te ben te te dritherohet zemra.
Nje grua e shtypur nga burri i saj e nga familja e burrit,qe nuk ka asnje te drejte ne ate familje,ku per nevojat e saj kujdeset vetem familja e saj.
Thone qe "dita e mire shihet me mengjes",prandaj:
👉Vajza,hapini syte mire se me ke po vendosni te martoheni!
👉Mos u ngutni ne shtatezani,pa e shijuar nje kohe jeten martesore,se si po pershtateni!
👉Familje,mbeshtetini bijat tuaja,edhe nese deshtojne ne martese!
Sepse,shume gra pastaj po mbesin peng i dhembshurise ndaj femijeve te tyre,duke jetuar nen dhune e poshtrim.E edhe femijet pastaj po vuajne tere jeten,ne nje menyre a nje tjeter;nese vazhdohet martesa-femijet do te vuajne nga dhuna e potera e perditshme ne familje,e nese nderpritet martesa-femijet do te kene pike ne zemer se kane familjen e ndare.
Martesa e familja jane te shtrenjta,andaj t'i kushtojme kujdes te veçante!
STOP DHUNES NE FAMILJE!

Photos from Rrugëtim nëne's post 03/10/2020

Kursimi i hapesires ne shtepi eshte nje sfide,e gjithashtu edhe art ne vete,sidomos kur nuk ka shume hapesire ne shtepi.Ka menyra dhe objekte te ndryshme qe do te na ndihmonin ne kete aspekt.A keni menduar ndonjehere te perdorni ndonje tabure me 'kapak',qe do te sherbente si ulese dhe per ti futur librat e femijeve tuaj ne te?

29/09/2020

Eshte kenaqesi e madhe te jeshe nene,por kjo ne vete ngerthen sfida te shumta.Nje nder te shumtat,eshte kur femiu semuret ;ne keto raste femiu behet shume i ndieshem dhe nevrik.Prandaj,duhet te jemi ne nenat,ato qe e qetesojme femiun,edhe pse shpeshhere eshte mjaft e veshtire.Kjo sepse,edhe ne jemi te shqetesuara per gjendjen e femiut,e edhe te lodhura,ndoshta me nete te tera pa gjume.
E theksoj kete,sepse fatkeqesisht,ka nena te tilla qe ne vend qe te sillen si i ka hije nje nene,sillen ne menyre barbare duke i bertitur femiut,duke e share me emra te ndryshem,e besa edhe duke ia futur ndonje flakaresh.Fatkeqesisht me ndodhi qe sot ta shoh nje rast te tille.

28/09/2020

Eshte mire dhe shume e dobishme,qe femijet para se te shkojne ne shkolle ,te hane ne shtepi.Mjafton nje rriske ose dy buke,te lyer me diçka qe i pelqen femijes (pashtete,djathe ,marmelate,eurokrem etj),si dhe te pije nje gote me qumesht ose çaj.
Kjo eshte shume me mire,se sa te blejne patatina,çamçakeza e gjera te tjera,qe nuk jane te shendetshme.

27/09/2020

Fillimi i vitit te ri shkollor...

U be nje kohe bukur e gjate qe prej fillimit te pandemise se COVID-19.Nje numer i konsiderueshem familjesh kane kaluar neper kete semundje,ku eksperiencat e te semuarve kane qene nga me te ndryshmet-nga kalimi i semundjes pa simptome,e deri te ajo me fatalitet,fatkeqesisht.
Ne si qytetare jemi te obliguar qe ti permbahemi rregullave per mbrojtje nga COVID-19,per te miren tone dhe te te tjereve perreth-rregulla qe tanime na jane bere te njohura.
Sidomos,tani qe filloi mesimi,eshte situate me delikate,sepse mundesia e perhapjes se infeksionit eshte me e madhe.Por,fale pergatitjeve qe jane bere neper shkolla,shpresojme qe femijet tone te jene me te sigurte.Gjithashtu duke i respektuar rregullat e mbrojtjes,si mbajtja e maskave,mbajtja e distances,dezinfektimi i duarve dhe i bankave,zvogelohet rreziku i perhapjes se infeksionit.
Nje çeshtje tjeter eshte shkuarja e nxenesve ne toalet te shkolles,ku duhet pasur kujdes ne pastrimin e duarve para hyrjes ne toalet,dezinfektimi i siperfaqeve me te cilat kane kontakt,dhe pastrimi e dezinfektimi i duarve pas daljes nga toaleti.Por me e mira do te ishte qe femijeve t'iu krijohet shprehia,qe nevojat fiziologjike ti kryejne ne shtepi,para se te nisen ne shkolle (kjo vlene edhe pa qene situate pandemie).Tani sidomos qe i kane oret me te shkurtera,eshte me lehte e mundur,edhe pse dihet qe ne çdo rast eshte veshtire e mundshme.
Nje element shume i rendesishem eshte qe femijet mos ti ngarkojme shume me frike nga COVID-19;ti mesojme te mbajne higjienen personale dhe te pergjithshme - qe eshte e domosdoshme ne çdo kohe,pa marre parasyshe ka apo s'ka pandemi (sepse semumdjet ngjitese gjithmone ekzistojne),ama jo te mbjellet frika ne shpirterat e tyre.Eshte e trishte te shohim nje femije te kete shqetesim,ankth e frike se do te vdes vete ose ndonje anetar i familjes.
Prandaj,KUJDES prinder ne interpretimin e semundjes COVID-19.Te veprojme me moton"kujdes po-panike jo".

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Pristina