Hixhame Për Femra

Hixhame Për Femra

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Hixhame Për Femra, Health/Beauty, Rr. Holder Petersen, Pristina.

01/04/2024
22/02/2024

Erdhi koha për detox...

Fundi i muajit shkurt është sezoni i cila shënon gjithashtu edhe fundin klimatologjik dimëror. Rrezet e para diellore tashmë kanë lajmëruar fillimin e stinës më të bukur të vitit.
Lodhja, plogështia, përgjumja, dhembjet e kokës janë vetëm dita nga "lajmëtarët" të cilët tregojë që trupi juaj tashmë ka nevojë për detox.

5 gjëra të cilat e ndihmojnë organizmin të detoksifikohet:

Ushqimi
Është një element bazë për një organizëm të shëndoshë, konsumimi me rregull i tri shujtave bazike në ditë të pasura me vitamina dhe minerale, ju ndihmon ta fitoni energjinë e duhur të cilën do ta shpenzoni për t'i kryer nevojat tuaja ditore.
Ushqimet që e ndihmojnë organizmin të detoksifikohet më shpejt: xhenxhefili, spinaqi,
pangjari, avokado, boronicat, molla, selinoja dhe farat e selinos, lakra, farat e lirit dhe vaji i farave të lirit, bishtajoret, frutat agrumet (limoni, portokalli...)

Hixhama
"Mbreti i detox-it" ndihmon në pastrimin direkt të gjakut nga toksinat dhe helmet, të cilat janë grumbulluar dhe shkaktojnë probleme të shumta në organizëm, lufton alërgjitë, mënjanon dhembjen e kokës, trajton probleme të shumta që ndërlidhen me sistemin imuntar, sistemin e qarkullimit të gjakut dhe sistemeve të tjera trupore.

Aktiviteti fizik
Së paku 40 minuta aktivitet fizik në ditë do t'ju ndihmojë të parandaloni shumë probleme shëndetësore siç janë: obeziteti, problemet kardiovaskulare, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, probleme të natyres psiqike etj

Pini shumë lëngje
Pirja e ujit dhe lëngjeve të tjera ndihmon që organizmi juaj të qëndrojë i hidratuar dhe t'i largojë toksinat sa më shpejt nga organizmi.
Me pak kafe dhe më shumë çajra bimore, më shumë lëngje të përgatitura në shtëpi dhe më pak ose fare lëngje të blera në supermarkete.

Ekspozimi në diell
Ekspozimi i lëkures në diell është mjaft i rëndësishëm që trupi juaj ta absorbojë vitaminën D, e cila ka një rol bazik së bashku me kalciumin në ndërtimin e kockave, dhëmbëve, sistemit nervor, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Ekspozimi i duarve dhe fytyrës çdo ditë nga 20 minuta në ditë është i mjaftueshëm që ju ta merrni vitaminën D.
Huazuar.

20/02/2024

Ditët e Hixhames për muajin Shkurt-Mars 2024
Kane filluar pergaditjet per ramazan, andaj shfrytezoni rastin beja refresh trupit tend!
27.02.2024(E marte)
29.02.2024 (E ejte)
02.03.2024(E shtunde)
PARA dhe PAS Hixhames!
PARA:
Minimumi 2 orë para se ta bënë hixhamen pacienti nuk bënë të han asgjë nga ushqimet ( nuk është fjala për pije) 2 orë para hixhames preferohet të bënë dush, femrat nuk duhet të janë me cikel menstrual (3 ditë e para të ciklit).
PAS:
Atë ditë preferohet pushim është fjala për ata te cilët bëjnë punë të rënda fizike, 24 orë duhet të ju largohet prodhimeve të qumshtit, ushqim i lehte gjatë asaj dite!

10/02/2024

Hixhama Profetike: Muhamedi alejhi selam thotë:"Më lajmëroj Xhibrili se Hixhama është kurimi më i mirë dhe më i dobishëm për njerëzit"

Prandaj ilaçin dhe kurën Profetike mos e lini pas dore.

20/01/2024

MashAllah

02/11/2023

Ditet e hixhames
1.11.2023.
3.11.2023
5.11.2023

02/11/2023

KËSHILLA PËR PACIENTIN PARA HIXHAMES
🛁 Ju lutem, pastrohuni para se të vini për t’u trajtuar
🌮 Mos hani asgjë për rreth 2 orë para trajtimit
🍶 Pini shumë lëngje – uji është pija më e mirë
👕Vishni rroba të rehatshme dhe jo të ngushta
KUJDESI PAS HIXHAMES
🍇Menjëherë pas trajtimit, mund të hani vetëm gjëra të lehta ushqimore - pasi ta lini trupin të pushojë disa orë, mund të hani ushqim më të rëndë.
🍸Pini shumë lëngje, ashtu që të ribalancohet niveli i lëngjeve.
🚿Nëse mundeni, ju lutem mos u pastroni deri të nesërmen, mirëpo nëse pastroheni, atëherë mos e leni të lagur pjesën ku është bërë hixhamja.
🍯Nëse të kruhet lëkura, mund të përdorni ndonjë krem hidratues, si p.sh.: nivea apo vaj ulliri, për të lehtësuar shërimin e lëkurës dhe që të mos mbeten shenja.
✖Mos e fërko dhe mos e kruaj lëkurën ku është bërë hixhamja
❌Nëse gjatë hixhames ka dal afër 500ml gjak, ne do t’iu rekomandonim t’i shmangeni aktiviteteve të rënda fizike për një ditë (p.sh.: ngritja e peshave/ ushtrimet në palestër).
💑T’i shmangeni marrëdhënieve intime për një ditë, ashtu që trupi të mund të rikuperohet .

27/10/2023

Ditët e Hixhames për muajin Nëntor 2023.
Vjeshta stina më e mirë për Hixhame.
1( E mërkurë) Nëntor 2023
3 (E premte ) Nëntor 2023
5 ( E diel) Nëntor 2023.
Jemi në vjeshtë.....
Hixhameja në Vjeshtë parapregaditje për ftohtit e Dimrit!

Praktimimi i hixhames në sezonen e vjeshtes forcon sistemin imunitar duke e bërë rezistent ndaj shumë sëmundjeve apo edhe gripeve gjatë kohes së Dimrit e sidomos ata të cilet kan një sistem imunitar shumë të dobët ku përfshihen sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite); sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërisë; dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë; rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij te të sëmurët kronikë; shtrëngime deri në infarkte të zemrës; probleme të qarkullimit të gjakut, si: morthi, scleroderma etj.

Photos from Instituti i Hifzit "Medreseja e Madhe"-Gjakovë's post 12/10/2023

MazhAllah.

12/10/2023
Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Rr. Holder Petersen
Pristina